TIRANË – Dy persona të armatosur kanë grabitur një farmaci në kryeqytet mbrëmjen e sotme.Ngjarja ndodhi rreth orës 19:15 në rrugën e “Kavajës”, ky dy personat, të maskuar me kapele dhe shall të zi, kërcënuan farmacistin dhe i morën atij paratë e xhiros ditore.

Sipas policisë shuma e grabitur mendohet të jetë 15000 lekë. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë

Tiranë
Paraprake
Më datë 25.03.2017, rreth orës 19:15, në rrugën e “Kavajës”, tek një Farmaci, kanë hyrë 2 persona, të maskuar me kapele dhe shall të zi, të cilët dyshohen të kenë qënë me armë zjarri, kanë vjedhur 15000 Lekë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb