TIRANE – Një grabitje  e një pike bastesh ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se rreth orës 8 të mëngjesit, një person i maskuar ka grabitur një pikë bastesh në rrugën “Irfan Tomini”.

Sipas raportimeve të para ai ka marrë një sasi prej 50 mijë lekësh nën kërcënimin e një arme lodër.

“Më datë 21.05.2018, rreth orës 08:10 në rrugën “Irfan Tomini”, në një pikë bastesh, një person i maskuar ( ende i paidentifikuar) ka marrë një sasi prej 50 mijë lekësh nën kërcënimin e një arme të ngjashme me pistoletë (të dyshuar lodër),” njofton gazetarja.

Grabitësi nuk është identifikuar ende, ndërkohë po punohet për kapjen e tij.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: