KURBIN- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Mamurras. Ngjarja e rëndë ndodhi te ‘Kryqëzimi i Patokut.

‘BalkanWeb’ bën me dije se një automjet ka përplasur një grua, e cila ishte duke kaluar rrugën.
Fill pas përplasjes, gruaja, identiteti i të cilës nuk dihet, është transportuar më urgjencë drejt QSUT-së. Mësohet se ajo është në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, policia, e cila ndodhet në vendin e aksidentit, po heton lidhur me dokumentimin e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 20.11.2017, rreth orës 16:50 është marrë njoftim se në superstraden Lezhë-Tiranë, tek mbikalimi i Patokut, ka ndodhur nje aksident. Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se: Automjeti me targa AA 567LO me drejtues shtetasin G.R., ka përplasur një këmbësore (akoma e paindentifikuar )

Shtetësja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore ku është nisur menjëherë për në Q.S.U. Tiranë.

Grupi hetimor në vendgjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb