DURRËS – Një grabitje ka ndodhur në qytetin e Durrësit orët e vona të darkës. Hajdutët kanë vjedhur xhiron ditore në një dyqan “Vodafone”.

Pasi kanë thyer xhamin e dyqanit,gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se hajdutët kanë marrë rreth 2 milionë lekë.

Ata, duket se kanë vepruar me profesionalizëm, pasi nuk kanë grabitur asnjë telefon celular që ndodhej në dyqan.

Kjo për arsyen se telefonat gjurmohen.  Ngjarja ka ndodhur në stacionin e trenit natën vonë ku dyqani në qytetin bregdetar është gjetur pa derë.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e hajdutëve.

asgg

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: