Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Helmim masiv në një lokal dasmash në Shijak, 50 persona shtrohen në spital (Video)

helmimi fushe-kruje 1

SHIJAK– Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Shijak, ku 50 persona janë helmuar nga ushqimi në një lokal dasme.

Lajmi bëhet i ditur nga shefja e repartit infektiv, Nadire Jani pohon se disa persona janë paraqitur në spital me diarre dhe janë shfaqur me temperaturë të lartë.

Sipas dëshmisë së pacientëve ata kanë nisur të shfaqin probleme pasi konsumuan ushqim. Thuhet se 38 persona kanë marrë mjekimin e nevojshëm në urgjencë dhe janë larguar, ndërkohë që 12 prej tyre janë shtruar, pasi gjendja e tyre paraqitet më kritike. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të situatës dhe zbulimin e shkakut të helmimit.
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 5 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.