VLORE- Një 28-vjeçare nga Vlora është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike gjatë një ndërhyrje kirurgjikale për të sjellë në jetë foshnjën e saj.

Mjekët në Vlorë bëjnë me dije se e reja nuk ka mundur të lindë fëmijën në mënyrë natyrale dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Por gjatë operacionit e reja ka pësuar infart. Fatmirësisht foshnja ka mundur të shpëtojë.

Policia ka nisur hetimet për këtë rast dhe pritet nga momenti në moment të zbardhë detaje për ngjarjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: