TIRANE- I njëjti skenar, në vende të njëjta, ashtu si në 3 dhjetor të 2015 persona ende të paidentifikuar grabitën edhe sot blindin që po transportonte paratë e një një banke të nivelit të dytë në afërsi të Rinasit, duke ngjallur dyshime të forta se bëhet fjalë për të njejtin grup.

Burime policore bëjnë me dije për “BalkanWeb” se dy makina me 5 persona të armatosur i ka prerë rrugën dy blindave me para dhe pasi janë përplasur me to kanë dalë nga mjeti të armatosur, iu kanë thyer xhamat e blindave dhe nën kërcënimin e armëve kanë mundur të grabisin rreth 100 mijë euro.

Autorët duket se kanë përdorur të njëjtën skemë pas grabitjeve të ngjashme të realizuara në Rinas, pasi kanë shpejtuar të zhdukin gjurmët duke djegur dy automjetet me të cilat kryen grabitjen. Pasi kanë marrë sasinë e parave ata janë larguar drejt Fushë-Tapizës dhe në afërsi të urës së Limuthit kanë djegur makinën me të cilën grabitën blindat që transportonin paratë e bankës, duke u larguar me një tjetër makinë.

Jo pak ngjashmëri me dy rastet e sipërpërmendura ka edhe grabitja spektakolare e 3 milion eurove brenda pistës së Rinasit, që sipas gazetarit Artan Hoxha mund të jetë kryer nga e njëjta “dorë”.

Grabitja ndodh fiks 24 orë pasi ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri iu kërkoi Policive Private të ngrenë rrogat e punonjësve në jo më pak se 330 mijë lekë në mënyrë që t’i motivojnë më shumë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb