Partia Socialiste ka reaguar menjëherë pas thirrjes së Presidentit të zgjedhur, Ilir Meta nga Lezha drejtuar shqiptarëve për t’u ngritur ndaj atyre që ai i ka cilësuar si “banda të Rilindjes”.

DEKLARATA E PARTISË SOCIALISTE
Partia Socialiste e Shqiperise shpreh keqardhjen per sjelljen antiligjore te Presidentit te zgjedhur Ilir Meta, i cili po shkel me te dyja kembet Kodin Zgjedhor qysh prej dites se djeshme dhe sot ne vazhdim.

Perpjekja e zotit Meta per te tensionuar situaten, me deklarata te papergjegjshme dhe deklaratat zyrtare te LSI-se me akuza vulgare ndaj socialisteve dhe vete Policise se Shtetit, jane te denueshme moralisht, politikisht dhe ligjerisht. Partia Socialiste u ben thirrje te gjithe qytetareve shqiptare te marrin pjese masivisht ne votim dhe u kerkon te gjithe ekipeve elektorale, votuesve, mbeshtetesve si edhe simpatizanteve te saj, te ruajne qetesine.

Mos bini pre e provokimeve skandaloze te Presidentit te zgjedhur e te eksponenteve te partise se tij, sidomos te “vezhguesve” te LSI qe ne disa zona jane elemente me precendente penale. Ruani qetesine. Beni detyren patriotike ndaj Shqiperise sot me voten tuaj dhe perballoni me shume vetepermbajtje, ofensiven mizerabel te Presidentit te zgjedhur mbi procesin zgjedhor.

Keto zgjedhje, jane nisur per te qene me cdo aspekt me te mirat qe Shqiperia ka zhvilluar ndonjehere, prandaj cdo zgjedhes e zgjedhese qe merr pjese me qetesi e qytetari ne votime, pavaresisht per ke voton, jep nje kontribut te shkelqyer qytetar e atdhetar. Partia e Presidentit te zgjedhur, nuk mund, nuk duhet dhe nuk do t’ua prishe dot kete feste demokratike Shqiperise e shqiptareve. Sa me shume njerez ne votime sot, aq me e sigurte, me e forte, me e mire, Shqiperia neser.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb