TIRANE- Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza ka dhënë dorëheqjen nga ky post.
Trysnia dhe presioni publik për daljen pozitive në testin antidoping të peshëngritëses shqiptare Romela Begaj duket se e kanë detyruar Presidentin Gjozaj të japë dorëheqjen nga ky post.
“BalkanWeb” bën me dije se kryesia ka zgjedhur Gudar Beqirajn si president të përkohshëm të FSHP-së.
Më herët Gjozaj ka këmbëngulur në pafajësinë e peshëngritëses, duke theksuar se përgjigjet kanë ardhur në federatë 45 ditë pas përfundimit të Botërorit dhe konfirmoi se ajo do të kryejë edhe testin B.
Sipas tij, Begaj rezultonte e dyshuar për doping për substancën stanazolol, e njëjta me të cilën ajo rezultoi pozitive edhe në testet antidoping të 2014 pas Botërorit të Kazakistanit.
Në Botërorin e Anaheimit, Romela Begaj shënoi rezultatin më të mirë në karrierën e saj, pasi fitoi medaljen e artë në shkëputje dhe të argjendtën në dygarësh. Nëse testi B konfirmon përgjigjen e parë, atëherë dënimi për të, por edhe për vetë Federatën e Peshëngritjes, do të jetë shumë i rëndë.
(m.a/BalkanWeb)