TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar në lidhje me akuzat e ditëve të fundit nga opozita për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe gjithashtu kallëzimin që ka bërë Agron Xhafaj në prokurori për audio-përgjimin.

Në një reagim për gazetaren Klodiana Lala, Prokuroria e Përgjithshme deklaron se ka procedime penale të regjistruara, njëri në prokurorinë e Tiranës mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Agron Xhafa dhe tjetri në Prokurorinë për Krime të Rënda për trafik droge.

Prokuroria e Përgjithshme deklaron se nga të dy Prokuroritë po rakordohet për një hetim të përbashkët, për procedimin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb