TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas publikimit të lajmit për arrestimin e 4 autorëve të dyshuar për grabitjet e parave të bankave të ndodhura në rrugën drejt Rinasit më 3 dhjetor 2015 dhe 9 shkurt 2017.

Nëpërmjet rrjeteve sociale Rama ka vlerësuar aksionin e policisë për kapjen e grabitësve të parave. Ai thotë se policia tregoi edhe njëherë forcën e saj zbuluese, duke e quajtur zbardhjen e ngjarjes një sukses shembullor. Nuk ka munguar as fjala e urtë popullore për “qentë që lehin” e përdorur shpesh nga kryeministri.

“Policia Shtetit tregoi përsëri se forca e saj zbuluese e goditëse rritet përditë! Zbardhja e shpejtë e grabitjes se bankës sukses shembullor. Qentë le të lehin, karvani do shkojë përpara”, shkruan Kryeministri Rama në “Twitter” dhe “Facebook”.

Policia arrestoi sot pas një operacioni masiv, 4 nga 6 autorët e grabitjeve. Dy prej tyre rezultuan ish-efektivë Komando.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: