TIRANE- Prej më shumë se 3 orësh, kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha kanë pohuar arritjen e një marrëveshjeje mes tyre. Lajmin e mirë e ka pohuar i pari Basha në orën 01:15. “Kemi një marrëveshje bazuar mbi paketën McAllister+”.
rama i jepo doren
Dhe pas tij Rama ka deklaruar: “jam 100% dakord me liderin e opozitës, detajet e marrëveshjes do i bëjmë publike”. Si Rama dhe Basha nuk kanë dhënë mandej detaje rreth marrëveshjes së arritur por kanë preferuar të shtrëngojnë duart para kamerave.

Ora 22:00 PERFUNDON TRYEZA E PARTIVE, NIS TAKIMI KOKË MË KOKË RAMA-BASHA
Përfaqësuesit e partive parlamentare kanë lënë kryesinë e Kuvendit një nga një rreth orës 22:00, ndërsa brenda kanë qëndruar kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha që për gati 200 minuta vijuan takimin kokë më kokë. Kjo pas kërkesës që Rama shtroi në tryezë për takimin me kreun e PD-së. I pari ka dalë kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, më pas deputetja e LIBRA-s Mimoza Hafizi dhe kreu i PR-së Fatmir Mediu.

Tryeza ku morën pjesë të gjitha partitë zgjati rreth dy orë dhe gjatë saj duket se nuk ka pasur kompromis. Gazetarja Marsela Karapanço tha për “BalkanWeb” se burime nga tryeza parlamentare pohojnë se negociatat mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD Basha do vijojnë deri vonë. Kjo pasi kryeministri Edi Rama qëndron tek data e 18 qershorit. Rama ka folur para krerëve të tjerë të partive duke dhënë arsyet se pse zgjedhjet duhet të mbahen më 18 qershor.

Ora 20:00 NIS TRYEZA E PARTIVE
Pas thirrjes publike të Partisë Republikane dhe Partisë Agrare Ambientaliste krerët e forcave politike iu përgjigjën pozitivisht ftesës, duke u ulur në një tryezë për zgjidhjen e ngërçit politik.

Takimi nisi në orën 20:00, ndërsa në tryezë, merrnin pjesë kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS; kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha; kryetari i LSI-së Petrit Vasili; kreu i PR-së Fatmir Mediu; deputetja e LIBRA-s Mimoza Hafizi, pasi Ben Blushi nuk mori pjesë; Shpëtim Idrizi i PDIU-së; Dashamir Shehu i LZHK-së dhe Nard Ndoka i PDK-së. Kreu i qeverisë vendosi të ulet përballë Bashës. Prej gati dy ditësh diskutohet mbi kushtin që vendosi zyrtari i Dash, Hoyt Brian Yee, që palët politike të ulen në një tryezë, për daljen e vendit nga kriza.
18552813_293555974403579_468221248_o

takimi 1
takimi 4

Screenshot002

Screenshot007

Deri më tani palët janë duke parashtruar të gjitha kërkesat e tyre, ndërsa nuk dihet se cili do të jetë rezultati pas këtij takimi. Ndërkohë, me anë të një letre publike, Basha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të pranojë pa kushte paketën ‘McAllistër+’. Sakaq, nga Elbasani Rama iu përgjigj liderin të PD-s se ka afat deri në mesnatë që të pranojë propozimet e qeverisë që janë në tavolinë dhe se të mos të flasë në emër të SHBA-ve.

BalkanWeb publikon më poshtë 20 pikat e paketës “McAllister+), pakete për të cilat, Partia Demokratike deklaron se ka dhënë dakordësinë e plotë.
PAKETA “McALLISTER+”
1. Një zëvendës Kryeministër i përkohshëm (person jo-politik), i propozuar nga opozita;
2. Caktimi konsensual i katër ministrave (ekspertë teknik të respektuar) me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të administratës publike dhe ndikimeve në procesin zgjedhor;
3. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i zgjedhur nga opozita;
4. Avokati i Popullit i zgjedhur nga opozita;
5. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, te cilat do te garantojnë standardet më të larta të nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme;
6. Përzgjedhja konsensuale e një kandidati të respektuar për President, i pranueshëm për Qeverinë dhe për Opozitën. (Nuk është më e mundur pasi Presidenti tashmë është zgjedhur në Parlament vetëm me votat e shumicës qeverisëse)
7. Krijimi i një ministrie të re speciale, të drejtuar nga një figurë politike e zgjedhur nga opozita, e cila do të merret ekskluzivisht me zbatimin e çdo hapi që duhet të merret, në mënyrë që në të ardhmen shqiptarët mund të kenë mundësinë të votojnë përmes një sistemi elektronik.
8. Ndryshime në ligjin për transparencën e financimit të partive politike.
9. Ndryshime në Kodin Penal, dënime më të ashpra për blerjen e votës, fotografimin e fletës së votimit dhe krime të tjera lidhur me zgjedhjet.
10. Burime shtesë për KQZ-në për të monitoruar financimin e zgjedhjeve dhe transparencën e shpenzimeve, duke përfshirë auditues ndërkombëtarë për financimin e fushatës së partive politike dhe ndryshime të mundshme në ligjet përkatëse.
11. Emërimi i ekspertëve teknikë si zëvendësministra në ministritë që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor, të ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët do të monitorojnë çdo çështje që ka të bëjë me procesin zgjedhor
12. Caktimi i përkohshëm i personave të respektuar, të cilët nuk përfaqësojnë parti politike, si zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Policisë dhe monitorim i fortë ndërkombëtar për të parandaluar abuzimet e mundshme të administratës publike.
13. Strukturë e veçantë në Policinë e Shtetit për të monitoruar problemet e lidhura me zgjedhjet, të përbërë nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm dhe 12 Zëvëndës Drejtorë rajonalë, të ndihmuar nga PAMECA dhe ICITAP.
14. Shtyrja e zgjedhjeve deri më 16 korrik (Ky propozim daton që nga 25 prilli, pra 3 javë para se propozimi i integruar ju prezantua palëve!)
15. Droga:
• Komuniteti ndërkombëtar do të monitorojë çrrënjosjen e kanabisit.
• Pjesëmarrja e opozitës në Task Forcën Kombëtare të luftës kundër Drogës.
16. Dekriminalizimi (Largimi dhe parandalimi i kriminelëve nga mbajtja ose kërkimi i posteve publike)
• Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë të kandidatëve në listat partiake dhe të koalicionit.
• KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë, me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuara në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit dhe Kodin Zgjedhor)
• Angazhimi i SHBA dhe partnerëve të tjerë për t’u dhënë Kryetarëve të partive politike rekomandime të mbështetura mbi të dhënat penale të kandidatëve.
17. Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitotorimit të regjistrit të zgjedhësve.
18. Mbështetje ndërkombëtare për KQZ-në për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës, për vëzhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.
19. Mbështetje ndërkombëtare për vëzhgimin e rolit të medias në zgjedhje dhe caktimin e segmenteve orare në media. Ndalimi i transmetimeve të videokasetave të partive politike të regjistruara më parë pa identifikim të qartë.
20. Kthimi i Opozitës në Parlament, për formimin e Komisioneve të Vetingut.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: