DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës. Një i ri ka qëlluar disa herë me thikë prindërit e tij, Destan Haziri 75 vjec dhe Hasije Neziri 64 vjec duke i shkaktuar plagë të shumta.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes Neziri në hyrje të qytetit Durrësit. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se dy të moshuarit po transportohen me urgjencë në spitalin e Durrësit dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën. Autori është identifikuar si Hajri Neziri, 25 vjeç.

Burime nga vendngjarja flasin për një masakër të vërtetë. Dëshmitarët pohojnë se burrë e grua janë nxjerrë të gjakosur dhe janë në gjendje të rëndë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërkohë që autori ende nuk është ndaluar.

Njoftimi i policise:

Më datë 20.06.2018, rreth orës 14 : 45, në lagjen Nr.17/1 shtetasi H.N. 25 vjeç ka goditur me thikë prindërit e tij, shtetasit D.N. 75 vjeç dhe A.N. 64 vjeçe, të cilët ndodhen në Reanimacion në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb