Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Lë seancën parlamentare, Lulzim Basha drekon me Donald Lu

lulzim_basha_donald_lu_5750-640x427

TIRANE – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po drekon me amabasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu.

Gazetarja e News24, Elda Menga, raporton për BalkanWeb se ata po drekojnë në një lokal në zonën e ish-Bllokut. Ende nuk ka detaje në lidhje me bisedën e tyre.

Lideri opozitar pak më herët mbajti fjalimin e tij të parë në parlament dhe më pas ishte i pranishëm në homazhet e zhvilluara në nder të Azem Hajdarit, për 19-vjetorin e vdekjes së tij.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga foltorja e Kuvendit u shpreh se marrëveshja e tij me Ramën e arritur më 18 maj, përfundoi me zgjedhjet e 25 qershorit. Teksa u shpreh se “thelbi i marrëveshjes së 18 majit ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, Basha tha se “Ndaj dhe zgjedhjet e 25 qershorit shënuan edhe vdekjen e kësaj marrëveshjeje”.

Ai tha se marrëveshjen e vranë shitblerja e votës dhe aleanca e Ramës me krimin.

“Aleanca e pandërprerë e Ramës me krimin dhe shitblerja e votave me paratë e drogës dhe të korrupsionit e vranë marrëveshjen. Zgjedhjet rikonfirmuan problemin numër 1 të Shqipërisë: vjedhjen dhe tjetërsimin e vullnetit të Shqiptarëve për hir të pushtetit personal dhe privat të Edi Ramës”, tha Basha.

(e.f/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.