Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Zgjedhjet e 25 qershorit, Lulzim Basha hap listën e PD për kryetarët e partive aleate

basha-me-aleatet

Takimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me aleatët e tij ka përfunduar. Gazetarja Elda Menga tha për “BalkanWeb” se burime nga mbledhja raportojnë se u diskutua që partitë opozitare të shkojnë me një logo të përbashkët me PD në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit por ende nuk ka një vendimmarrje zyrtare.

Në takim është folur që të gjitha partitë të jenë nën logon e PD-së, ndërsa kryetarët e partive parlamentare do të kenë të sigurtë emrin në listat e kandidatëve për deputetë.

Pas miratimit të marrëveshjes me Partinë Socialiste, nga e cila siguroi postin e zv/kryeministrit, 6 ministri teknike dhe 5 poste drejtorësh kyç në administratën shtetërore, Partia Demokratike ka mobilizuar tashmë strukturat e saj për nisjen e fushatës për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 25 qershor.

(e.f/BalkanWeb)


Komente ( 3 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.