TIRANE- Pas ‘përmbylljes’ së misionit të tyre, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ulur sot për një drekë më ish-ministrat teknikë.

Ka qenë vet zoti Basha ai që ka njoftuar me një mesazh në ‘Facebook’ për këtë drekë falënderimi ndaj punës së 6 ish-ministrave si dhe ish-zëvendëskryeministres, Ledina Mandiaj.

“Sot pata një drekë falenderimi me ministrat teknikë. Misioni i tyre u sfidua nga mungesa e mbështetjes politike, mosbashkëpunimi dhe sabotimi, por ata shërbyen me kurajo, integritet dhe përkushtim, duke përballuar sulme dhe sprova të mëdha. Duke ju shprehur mirënjohjen time të thellë, ju urova suksese në angazhimet e tyre profesionale e publike në të ardhmen”, thuhet në mesazhin e Bashës, ndërsa nuk ka munguar edhe një foto miqësore mes tyre.

Pas marrëveshjes së 18 majit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Basha, u arrit që disa ministri të kishin drejtues teknikë, propozimet e të cilave i bëri PD-ja. Ministritë që u prekën nga marrëveshja ishte ajo e Drejtësisë, ku u emërua Gazmend Bardhi, e Arsimit post që iu besua Mirela Karabino, Financat, Helga Vukajt, ministria e Brendshme, ku u emërua Dritan Demiraj. Ndërkohë, tek ministria e Shëndetësisë u emërua Arben Beqiraj si dhe e Mirëqenies Sociale, post që iu besua Xhulieta Kërtushës. Po ashtu, në vend të Peleshit u caktua një zv/kryeministre teknike, Mandija.
(ed.me/BalklanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb