TIRANE- Një automjet tip “Alfa Romeo” ka marrë flakë në ecje dhe është djegur plotësisht në pjesën e përparme për arsye ende të panjohura. Mjeti ka marrë flakë teksa udhëtonte në afërsi të mbikalimit të Rinasit.
digjet-makina-ne-autotrade-tirane-durres.-2-jpg
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë për të zbuluar shkakun, ndërsa raportohet se fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar.
makina-e-djegur-1
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se pronari e ka braktisur mjetin dhe është larguar, ndërsa nga hetimet paraprake rezulton që makina kishte të instaluar një impiant gazi.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb