BULQIZË – Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë, ku ka mbetur i plagosur një adoleshent.

Ngjarja ndodhi  në fshatin Krajkë,  ku shtetasi M.L, rreth 16 vjeç, duke ecur në këmbë në rrugë është aksidentuar nga një mjet ende i pa identifikuar.

Shtetasi i dëmtuar po  dërgohet në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore, ku deri tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, per te sekuestruar çdo provë të vlefshme që do çonte në identifikimin e mjetit që ka përplasur shtetasin M.L.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli,  po krihet zona  nga shërbimet e policisë  per identifikimin e mjetit,  kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb