Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Marrëveshja PS-PD, Ilir Meta paralajmëron: Do ketë surpriza

ilir-meta

TIRANE- Kreu i Kuvendit Ilir Meta komentoi sot marrëveshjen mes PS-PD, që solli futjen e opozitës në procesin zgjedhor pas takimit që pati me një delegacion të BE. Ai tha se sot të gjithë janë më të qetë se dy ditë më parë kur demokracia dhe zgjedhjet ishin në buzë gremine.

“Kemi patur një takim konstruktiv, bashkëpunues në vijim të bashkëpunimit tonë me BE-në. Kemi ndarë konsideratat tona me zgjedhjet, me zhbllokimin e reformës në drejtësi dhe vettingut dhe aspekte të tjera të bashkëpunimit tonë me BE. Dua të shpreh kënaqësinë time që sot jemi të gjithë më të qetë dhe më të lehtësuar se dy ditë më parë kur zgjedhjet dhe demokracia ishin në buzë të greminës. Falenderoj të gjithë ata që kontribuuan, BE-në, SHBA-në dhe aktorët brenda vendit që bënë të mundur që qytetarët shqiptarë të shkojnë të qetë drejt një procesi zgjedhor me standarde siç e meritojnë. mendoj se është e rëndësishme për vendin dhe të ardhmen e tij por edhe qytetarët”, u shpreh Meta.

Lidhur me seancën për miratimin e vettingut Meta tha se “do të mblidhet në momentin që do të jenë të gatshme të gjitha procedurat për zbatimin e kësaj marrëveshjeje”.

Ai paralajmëroi edhe surpriza. “Të gjithë shqiptarët ishin të rrezikuar nga zgjedhjet e njëanshme, pa opozitën. Tani duhet të jenë të qetë se tani ka garë, ka edhe surpriza”, tha Meta

(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 6 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.