DURRËS- Një ngjarje ende e paqartë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku ka humbur jetën një vajzë 7 vjeçe.

Sipas informacioneve të para 7-vjeçarja u dërgua në spital me temperaturë të ulët nga prindërit pasditen e djeshme rreth orës 17:00. Ajo ishte në gjendje të rëndë, ndërsa pas disa orëve ka ndërruar jetë.

Policia ka marrë njoftim për rastin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në pyetje janë marrë familjarët e vajzës si dhe mjekët e spitalit të Durrësit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb