Ish-deputeti Eduart Ndocaj është ndaluar dje në portin e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës.

Mësohet se Ndocaj kërkohej nga Sektori i Krimit Ekonomik të Policisë së Lezhës, pasi akuzohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka vjedhur një shtetasi italian në Itali, shumën prej 78.000 € duke i premtuar një tender për shtrimin e një gazsjellësi në Shqipëri.

Mes të tjerash ai akuzohet se të njëjtit person i ka vjedhur një mjet tip “Audi Q7”, me targa “FD498LJ”. Tashmë ndaj ish-deputeti rëndon akuza ‘Skemat mashtruese dhe piramidale’. Ndocaj, një biznesmen nga Lezha, jeton prej vitesh në Itali, ndërsa atje ushtruan edhe aktivitetin e tij.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 09.10.2017, në PKK Port, Durrës, u kap shtetasi në kërkim E.N, vjeç 42, banues në Manati Lezhë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në Itali, i ka vjedhur një shtetasi italian nje shume eurosh. Ne perfundim te veprimeve te kryera nga D.V.P Lezhe ndaj shtetasit E.N u referuan materialet ne Prokurori dhe ndiqet ne gjendje te lire per vepren penale parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

NGA KANDIDIMI PER PS TEK LEVIZJA POLITIKE NE DIASPORE
Në Vitin 2013, ai ishte Kandidat i PS për deputet në qarkun Lezhë. Në 2014, ai themeloi Lëvizjen Politike në Diasporë “Fronti Demokristian Shqiptar” dhe përmes një marrëveshje politike bëhet zv. Kryetar i Partisë Demokristiane Shqiptare. Në cilësinë e Kryetarit të Frontit Demokristian Shqiptar dhe të zv. Kryetarit të Partisë Demokristiane Shqiptare ka bashkëpunuar me Forza Italia në zgjedhjet e fundit italiane për Parlamentin Europian. Ka përfaqësuar disa herë Shqipërinë dhe demokristianët shqiptarë në takime të niveleve të larta të PPE (Partive Popullore Europiane” dhe të Parlamentit Europian. Ai ishte deputet në legjislaturën e kaluar dhe anëtar i komisioneve Parlamentare për “Veprimtari prodhuese” dhe “Integrimin”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb