ITALI- Guardia di Finanza në hapësirën ajrore të Barit kryen një operacion në det duke bllokuar një gomone 10 metra të gjatë me dy motorë të fuqishëm, e cila kishte 64 pako me mariuanë që arrinin një vlerë 15 milionë euro. Në pranga kanë përfunduar dy shqiptarë, 31-vjeçari L.V. dhe 26 vjeçari N.T.

Operacioni u bë i mundur pas një bashkëpunimi të gjatë mes autoriteteve shqiptare në Durrës dhe Guardia di Finanza-s, shkruan La Repubblica.

Pasi forcat ajrore vunë re gomonen e ngarkuar, e ndoqën deri kur ajo ndaloi dhe bënë të mundur arrestimin e skafistëve si dhe sekuesetrimin e drogë.

Pas peshimit të drogës, rezultoi që në gomone ishin plot 1.5 ton. Nga fillimi i vitit 2017 janë sekuestruar 32 tonelata marijuanë që vinin nga Shqipëria si dhe arrestuar 47 skafistë, raporton La Gazzetta del Mezzogiorno.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: