VLORE – Një sasi lënde narkotike është kapur në portin e qytetit të Vlorës. Droga u kap nga policia kufitare dhe sipas raportimeve të para ajo kishte destinacion Italinë.

Deri më tani besohet të jenë rreth 15 kg e llojit kanabis sativa, megjithatë sasia e lëndës narkotike nuk është peshuar ende. Droga ishte e fshehur në shufra alumini në një kamion dhe e vendosur në mënyrë të sofistikuar.

Në pranga ka përfunduar shoferi i trailerit ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: