DURRES- Mesditën e sotme një 20-vjeçar është mbytur në det, në zonën e Currilave në Durrës për arsye ende të paqarta. Policia e qytetit bregdetar nuk dha shumë detaje, por mësohet se për ngjarjen kanë nisur tashmë hetimet.

NJOFTIMI
Më datë 13.06.2018, rreth orës 13:50, në Currila është mbytur në det shtetasi E.L. 20 vjeç, banues në Durrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: