TIRANE-Ndërsa deputetët e Partisë Socialiste kërkuan sot përjashtim nga Kuvendi për 10 deputetë të opozitës pas protestës së dy ditëve më parë, mësohet se edhe PD nuk ka qendruar duarkryeq.

Dje deputetët e PD-së kanë depozituar në Prokurori një padi për kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi si dhe për punonjësit e gardës dhe të policisë.

“BalkanWeb”
mëson se kallëzimi ndaj kreut të Kuvendit dhe punonjësve të gardës dhe policisë është bërë për akuzën “shpërdorim detyre”, “pengim të ushtrimit të detyrës” si dhe “ushtrim dhune ndaj deputetëve të PD”.

Kujtojmë se zgjedhja e kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku vetëm me votat e mazhorancës u shoqërua me tensione dhe përplasje në Kuvend mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, ndërsa nuk munguan as tymueset.
3622f54e-7281-4811-ad40-949c4bce617a
b029e468-e2a0-4f28-b1ec-51b325abb7e5

Deputetët e PD-së e akuzojnë Ruçin pikërisht për episodet e ndodhura në Kuvend, ku sipas tyre, Garda ndërhyri duke mos i lejuar të ushtrojnë detyrën.
(m.a/d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: