Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

VIDEO/ Xhafaj i shpëtoi “furtunës”, takim kokë më kokë me Ramën në Kryeministri

xhafaj-te-rama1

TIRANË- Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj Xhafaj ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama. Mësohet se takimi i Xhafajt me Ramën u zhvillua në Kryeministri, disa orë pas mbledhjes së grupit të PS.

Gazetari Klajdi Bodlli, raporton për “BalkanWeb” se takimi mes dy zyrtarëve vijoi për 45 minuta.

xhafaj-ne-kryeministri

Me gjithë aludimet për një shkarkim të mundshëm të Xhafajt, sot kryeministri Edi Rama reagoi në mbledhjen e grupit të PS duke i hequr përgjegjësitë morale dhe lidhore ministrit të Brendshëm pas akuzave të PD se ka manipuluar kodin penal për të mos lejuar ekstradimin e vëllait të tij drejt Italisë ku është i dënuar me 7 vite e 2 muaj burg.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 1 )