TIRANE- Pas vendimit për nisjen e një lëvizje popullore, kombëtare dhe demokratike për të shporrur qeverinë që të ketë zgjedhje të lira e të ndershme protestuesit e opozitës nisin qëndresën para Kryeministrisë. Ata kanë nisur në ngrenë çadrat para zyrës së Ramës deri në një afat të pacaktuar.


SHOW MORE

“Të lirojmë pak sheshin”, “Ne nuk lëvizim”, “Rama ik”. Janë këto disa nga thirrjet e protestuesve që po montojnë në këto momente çadra para kryeministrisë.
pd-sheshi
Disa prej protestuesve janë larguar nga sheshi dhe të tjerë janë ulur këmbëkryq bashkë me Bashën në shesh dhe po presin montimin e çadrave.

“S’do lejojmë kurrë më asnjë këtë radhë e as kurrë më zgjedhje jo të liria dhe të ndershme. Nuk merrem me leje unë. Por kjo i jepet popullit dhe qytetarëve.

Ky është fillimi i lëvizjes së madhe popullore që nisi dhe para 27 vitesh. Kam mijëra e qindra qytetarë që persin një rreze shprese’,- komentoi Basha për News 24.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: