TIRANE –  Partia Demokratike ka paralajmëruar sot një tjetër konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orën 13:30. Kjo konferencë vjen pas denoncimit kundër vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të akuzuar si trafikant droge.

Në fjalën e tij sot në Kuvend, kryetari i PD, Lulzim Basha, tha se këto kanë qenë vetëm maja e ajsbergut, duke paralajmëruar kështu zbulime të tjera.

“Ajo që keni parë është maja e ajsbergut, dhe ajo që do shihni sot është akoma mbi ujë, nuk doja kurrë ta thoja dhe unë këtë por fjalët në gjuhën shqipe kaq janë: Edi Rama e Fatmir Xhafaj nuk keni parë gjë akoma,” u shpreh Basha.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: