Ka përfunduar pas 4 orësh darka mes kryeministrit, Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, që nisi në orën 20:45 të mbrëmjes së djeshme në një restorant me prodhime deti tek “Pazari i Ri” në kryeqytet.

“BalkanWeb” raporton se i pari që ka dalë nga restoranti në orën 00:47 të mëngjesit të sotëm ka qenë Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërkohë që pas tyre (ora 00:55) ambjentet e restorantit i kanë lënë kreu i LSI-së, Ilir Meta, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili.

Ra në sy fakti që edhe pse ndejtën në shoqërinë e njëri-tjetrit për mbi 4 orë, aleatët “refuzuan” të shfaqen në publik sëbashku pas përfundimit të darkës.

Si Rama e Meta, ashtu edhe bashkëpunëtorët e tyre Veliaj e Vasili nuk kanë preferuar të japin prononcime për mediat duke e lënë ende mister fatin e koalicionit PS-LSI. Pritet që gjatë ditës në vijim palët të sqarojnë gjithçka.

Screenshot_5 Screenshot_4
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb