TIRANE- Ajo që nisi si një protestë përkujtimore për 4 viktimat e 21 Janarit para Kryeministrisë degjeneroi në një përplasje fizike. Bëhet fjalë për protestën e organizuar sot nga Partia Aleanca Kuq e Zi, e cila kërkonte sot drejtësi për jetët e humbura.

Pas fjalimit të kreut të AK-së, protestuesit kanë hedhur tymuese dhe vezë në drejtim të kryeministrisë, si dhe janë konfrontuar me policët që formonin një kordon para këtij institucioni. Pikërisht veprimet e protestuesve nxitën edhe shtimin e forcave të policisë, për të normalizuar situatën.

21 JANARI PERPLASEN ME POLICINE

Policia ka shoqëruar disa prej protestuesve, ndërsa përplasja ka zgjatur për disa minuta.

Më pas protestuesit janë larguar në drejtim të sheshit “Skënderbej” me pankartat “Padrejtësi” për 21 Janarin.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb