SHKODER– Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhurnë lagjen Tepe, rreth orës 22:30. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por burime për “BalkanWeb”, sqarojnë se i riu 19-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se i plagosuri Nikolin Lame, është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës.

Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur policia, dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb