Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Qeveria “Rama 2” mblidhet sot për herë të parë, zbulohen vendimet që do miratohen

17-06-06-02-50-50banner_kryeministria_e_re_1_lajm_km (1)

TIRANË- Qeveria e re “Rama 2” nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama do të mblidhet sot për herë të parë pas krijimit të saj dhe dekretimit nga Presidenti. Mbledhja do të mbahet pas ceremonisë së betimit tek Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Gazetarja Marsela Karapanço raporton për “BalkanWeb” se në mbledhjen e parë të qeverisë janë 10 pika në rendin e ditës. Po kështu mësohet se vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit të Skënderbeut.

Në mbledhjen e sotme të ekzekutivit pritet të ngrihet komisioni i posaçëm shtetëror për organizimin e veprimtarive në kuadër të vitit të Skënderbeut.

Vendimi tjetër ka të bëjë me certifikatat, që do të sjellë lehtësim të burokracive administrative. Gjithashtu burime bëjnë të ditur se pritet një tjetër vendim për godinën e Lidhjes së Shkrimtarëve.

Një vendim tjetër që pritet sot nga Këshillimi i Ministrave ka të bëjë me një fond ndihme ndaj SHBA për të prekurit nga uragani ‘Irma’.

Miratimi i rregullave për përfitim të shërbimeve publike elektronike dhe miratimi i procedurës së përzgjedhjes së kandidatëve të komisionit të prokurimit publik do të jenë dy vendime të tjera të qeverisë “Rama 2”.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme do të ketë një VKM edhe për dhënien e dy godinave për strukturat e organeve të reja të vettingut.

RENDI I DITËS
ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Ju njoftojmë se ditën e mërkurë, datë 13.9.2017, ora 18:00, zhvillohet mbledhja e Këshillit të Ministrave, me këtë
REND DITE:

PROJEKTVENDIME:
Për shpalljen e vitit 2018 “Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”.
KRYEMINISTRI

Për krijimin e Komisionit Shtetëror për organizimin e veprimtarive, në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”.
KRYEMINISTRI

Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike.
KRYEMINISTRI

Për miratimin e procedurës për përzgjedhjen e kandidaturave për kryetar dhe anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik.
KRYEMINISTRI

Për dhënien në përdorim të përkohshëm, pa shpërblim, të ish-godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve, nga Ministria e Kulturës Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë, institucione të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, të parashikuara nga ligji nr. 84/2016.
KRYEMINISTRI

Për kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Drejtësisë të një pjese të godinës ku ushtron veprimtarinë Kontrolli i Lartë i Shtetit, për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, institucion i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, i parashikuar nga ligji nr.84/2016.
KRYEMINISTRI

Për kalimin në përgjegjësi administrimi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, për Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe inovacionit (AKKSHI) te Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare të pronës së paluajtshme shtetërore, apartamentet nr.15, nr.16, nr.17, nr.18, të ndodhura në godinën nr.57, në bulevardin “Zogu I”, Tiranë.
KRYEMINISTRI

Për disa ndryshime në vendimin nr.78, datë 23.6.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për mbulimin e shpenzimeve të restaurimit të ish-godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, në varësi të Ministrisë së Kulturës, me qëllim akomodimin e organeve të vetting-ut”.
KRYEMINISTRI

Për disa shtesa në vendimin nr.332, datë 17.3.2010 të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e formës, elementëve përbërës, mënyrës së mbajtjes e afatit të përdorimit të dokumenteve bazë, që mbahen dhe lëshohen nga shërbimi i gjendjes civile”, të ndryshuar.
KRYEMINISTRI

Për dhënien e ndihmës financiare, nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta dhe përmbytjet në shtator 2017.
MINISTRI PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME

Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
KRYEMINISTRI

Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes.
KRYEMINISTRI

Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Brendshme.
KRYEMINISTRI

Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
KRYEMINISTRI

Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
KRYEMINISTRI

Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
KRYEMINISTRI

Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Drejtësisë.
KRYEMINISTRI

Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Kulturës.
KRYEMINISTRI

Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
KRYEMINISTRI

Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
KRYEMINISTRI

Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
KRYEMINISTRI

Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të ministrit të Shtetit për Diasporën.
KRYEMINISTRI

Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
KRYEMINISTRI
Sekretari i Përgjithshëm
Engjëll AGAÇI

(m.k/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.