Kryeministri Edi Rama, ka reaguar menjëherë në Facebook pas deklaratës për shtyp të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili tha se autoritetet italiane kishin prova të qarta se kishin kapur në flagrancë për trafik droge ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Kreu i PD gjithashtu akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama si udhëheqës i bandave dhe krimit në vend.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë i përgjigjet kundërshtarit të tij politik me ironi duke i thënë: LB bërtit po mos harro:Unë dua TË VËRTETËN ti KARRIGEN! Unë dua DREJTËSI ti do TEATER! Unë dua LUFTE me krimin ti krimin e do për POLITIKE

sed

“Për 4 vite Rama ka bllokuar çdo hetim, ai ka hequr nga puna e burgosur oficerët e policisë si Dritan Zagani. I ka quajtur kriminelë, ndërkohë që kriminelët e vërtetë Habilajt me shokë, mtë ndihmuar nga Tahiri kryenin trafik armësh e droge. Antimafia italiane ka paraqitur prova konkrete të trafikut të drogës nga Habilajt të ndihmuar nga Tahiri dhe policë. Ka treguar se si klani i Tahirit është kapur në flagrancë në trafik droge,” tha Basha pak minuta më herët.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: