TIRANË- Ish-deputeti Eduard Ndocaj ka reaguar për herë të parë pas lajmit për ndalimin e tij në Durrës. Ndocaj shkruan në “Facebook” se ndodhet në traget duke udhëtuar drejt Italisë. Ai mohon se është arrestuar dhe se do ketë një reagim nga avokati i tij në Shqipëri.

“Nuk ka asnje ndalese apo arrest per ish deputetin Eduart Ndocaj. Kjo foto eshte live nga trageti qe po udheton drejt Italise. Sa i perket ceshtjesh ne fjale se shpejti do te publikojme nje deklarate nga avokati i tij ne Shqiperi. Mediat eshte mire te bejne verfikime para se te nxjerrin lajmin. Kjo eshte abc e gazetarise serioze”, shkruhet në faqen zyrtare të Ndocaj në “Facebook”.

Policia e Shtetit publikoi sot detaje për ndalimin e deputetit në Pikën Kufitare të Portit Durrës. Sipas policisë, Ndocaj u ndalua dje pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në Itali, i ka vjedhur një shtetasi italian nje shume eurosh. Në përfundim të veprimeve të kryera nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ndaj ish-deputetit u referuan materialet në Prokurori dhe ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Ndocaj fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb