TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me burg përjetë Denis Shtrazën, i akuzuar për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Gaz Çollakut.

Ai u rrëmbye në Durrës në janar të vitit 2016 dhe një ditë më pas u gjet i lidhur dhe i vrarë në Murqinë të Krujës.

Dalipaj

I akuzuar për ngjarjen ka qenë edhe ish-polici Ervin Dalipaj, i cili u ekzekutua në një atentat në Durrës në vitin 2017.

Gazmend Çollaku u rrëmbye mbrëmjen e 6 janarit në parkingun e një lokali në Durrës nga persona të veshur me uniformë. 12 orë më vonë, ai u gjet i pajetë në Murqinë të Krujës. Prokuroria tha se viktima pasi ishte torturuar, ishte qëlluar me plumb në kokë dhe i lidhur këmbë e duar me fasheta të zeza ishte hedhur anë rrugës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb