SHKODËR – Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Velipojë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rezervuarit, ku burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se ka dy persona të lënduar nga ngjarja.

Po të njëjtat burime raportojnë se disa të rinjtë u përfshinë në një sherr, që më pas përshkallëzoi deri në përdorimin e armëve.

Dy të plagosurit janë Durim Tahiri, 27 vjeç dhe Ervin Tahiri, 30 vjeç. Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ndërkohë policia ka arrestuar Besnik Ndoj të cilit iu sekuestrua një automatik model 56. Pika kontrolli janë vendosur për kapjen e autorit të dytë. 30-vjeçari Ervin Tahiri është në gjendje të rëndë pasi ka marrë plumb në gjoks ndërsa Durimi në gju.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: