TEPELENE- Për rreth 30 minuta qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur Uji i Ftohtë është bllokuar. Siç mund të shihni edhe në pamjet e siguruara për “BalkanWeb” nga gazetarja Brikena Metaj rrëshqitja e dherave dhe rrëzimi i disa pemëve janë bër shkak për këtë anomali.
Raportohet e si pasojë e situatës së krijuar janë shkaktuar radhë të gjata automjetesh. Të gjithë ju qytetarë që frekuentoni këtë rrugë, shmangni kalimin deri në zhbllokimin e plotë të saj.