GJIROKASTËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Memaliaj, ku një i ri i ka dhënë fund jetës në mënyrë makabre.

Sipas të dhënave të para, policia është njoftuar rreth orës 15:45 se në fshatin Kurtëz, Njësia Administrative Buz, Memaliaj, në një pemë në baçen pranë banesës së tij është gjetur i vetvarur nga familjarët e tij shtetasi L.B., rreth 23 vjeç.

Nga informacionet e marra mësohet se 23-vjeçari vuante nga depresioni. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: