LEZHE- Arrestohet kreu i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj. “BalkanWeb” mëson se Frrokaj, përfaqësues i PD-së, akuzohet për ‘shpërdorim detyre’, pasi ka dyshime se ka tjetërsuar prona tek ‘Rana e Hedhun’. Gjithashtu, pas hekurave përfunduan edhe nënkryetari i Bashkisë Enver Hafizaj, kreu i Hipotekës Gjelina Bacaj, bashkë me dy juristët Eduard Lekaj e Armando Dakaj.

Korrespondenti Pjetër Gjini tha për ‘BalkanWeb’ se shoqërimi i tyre ka ndodhur rreth orës 12:30, ku agjentë të Krimit Ekonomik janë paraqitur në Bashkinë e Lezhës. Po ashtu mësohet se Gjykata ka firmosur ‘arrest me burg’ në mungesë për kryebashkiakun dhe për 22 zyrtarë të tjerë, ndërsa vetëm për 8 prej tyre është ekzekutuar masa. Mes të tjerash Gjykata vendosi sekuestro preventive për dy prona me sipërfaqe 25.146 m² dhe 13.730 m².

Enver Hafizi
Enver Hafizi

Deri më tani nuk dihet roli i saktë i kryebashkiakut Frrokaj në çështjen e abuzimit me pronat, ndërsa gjithçka mbetet për t’u përcaktuar në vijim.

Pak kohë më parë, në një skandal të ngjashëm me pronat në vijën bregdetare të Spillesë në Kavajë u përfshi edhe kryebashkiaku i Rrogozhinës, Beqir Nuredini, përfaqësues i PDIU. Ndaj tij gjykata ka vendosur masën ‘detyrim paraqitje’, ndërsa i është bllokuar edhe pasaporta.

PERSONAT E ARRESTUAR:
Fran Frrokaj – Kryetar i Bashkisë Lezhë
Enver Hafizi – Nënkryetar i Bashkisë Lezhë
Gjelina Bacaj – Drejtore e Hipotekës
Eduard Lekaj – Jurist te Hipoteka
Armando Dakaj – Jurist te Hipoteka

PARALAJMERIMI I XHAFAJT
Kujtojmë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj paralajmëroi se do të ketë
në 17 shkurt të këtij viti ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj paralajmëroi nga Lezha se do të nisnin hetimet lidhur abuzimet me pronat që janë bërë në këtë qark, kryesisht në vijën bregdetare. “Dua t’ju them që jam i shqetësuar, ua thashë edhe njerëzve të Policisë për disa abuzime që janë bërë me tokat këtu, me pronën publike, me vijën bregdetare në zonën e Lezhës posaçërisht. Besoj që hetimet që janë duke u zhvilluar, janë në proces, besoj që do të jenë eficiente, do të jenë të suksesshme. Janë hetime që po bëhen bashkë me Prokurorinë këtu dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Dhe unë shpresoj dhe besoj fort që shkaktarët e kësaj batërdie do të vendosen përpara përgjegjësisë penale”, tha në atë kohë Xhafaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb