DURRES– Shpërthimi i një bombole gazi ka alarmuar banorët e qytetit të Durrësit mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ishmit, rreth orës 08:30 të së mërkurës.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy vëllezërit Sokol dhe Bardhok Proja 45 e 50 vjeç.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë trajtimin mjekësor.

Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave si ka ndodhur shpërthimi i bombolës së gazit.

INFORMACIONI I POLICISE
Më datë 21.02.2018, jemi njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës se kanë shkuar të dëmtuar shtetasit S. P. 49 vjeç dhe B.P. 44 vjeç, banues në fshatin Bizë, Ishëm, Durrës.

Të dëmtuarit kanë qenë duke montuar një bombul gazi në serën e tyre.

Për pasojë ndodhen në spital në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: