DURRËS- Një skaf i ngarkuar me drogë ka arritur t’i shpëtojë policisë së Durrësit dhe të vijojë itinerarin e tij drejt Malit të Zi. Sipas të dhënave të para, skafi me drogë u ngarkua dhe u nis nga Porto Romano. Por policia arritur të arrestojë dy persona, njëri nga Vlora, tjetri nga Lushnja. Të arrestuarit në flagrancë janë Albert Dedej dhe Orjol Brokaj.

Dy personat u arrestuan në flagrancë në automjetin ‘Fuoristradë’, e cila ngeci në rërë pas nisjes së skafit me drogë. Brokaj drejtonte mjetin “Fuoristradë”, ndërsa Dedej ishte shoferi i furgonit që transportoi drogën. Sot në mëngjes policia ka nxjerre Fuoristradën nga rëra.

ITINERARI
Burime nga Policia e Durrësit bënë me dije për “BalkanWeb” se lënda narkotike kanabis ishte transportuar nga Vlora drejt Durrësit. Në Porto Romano në zonën e hidrovorit, pranë portit të karburanteve gomonia u ngarkua me drogë dhe u niz më pas drejt Malit të Zi. Dedej dhe Brokaj janë kthyer mbrapsht por janë ‘tradhtuar’ nga fuoristrada, e cila ka ngecur në rërë.
Policia ka sekuestruar karelin që shërbeu për transportimin e drogës, nga toka në det.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb