TIRANE – Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në kryeqytet.

Mësohet që ngjarja të ketë ndodhur në zonën e Laknasit. Sipas raportimeve të para thuhet se të shtënat kanë nisur si pasojë e një përplasje mes dy grupesh të rinjsh.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se sherri ka nisur mes dy personave fillimisht më pas janë marrë armët dhe është qëlluar dy herë në ajër.

Nga konflikti i nisur për motive banale në një lokal në zonën e Laknasit, nuk ka të plagosur

Policia po punon për zbardhjen e situatës pas shoqërimit të palëve të përfshirë në sherr.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: