Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.3 ballë ka goditur jugun e vendit gjatë orëve të mbrëmjes së sotme.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë fshati Rodotopi pranë Janinës.

Lëkundje të forta janë ndjerë edhe në Tiranë. Tërmeti është regjistruar në orën 22:16 minuta, ndërsa ka pasur një thellësi prej 21 kilometrash.

Lëkundjet janë ndjerë në Gjirokastër, Sarandë, Vlorë, Fier e Korçë. Deri tani nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme materiale.

Lëkundjet më të forta janë ndjerë në Gjirokastër, qytet shumë afër me Greqinë.

Sipas raportimeve për shkak të frikës nga lëkundjet banorët e lagjes ‘18 shtatori’ në Gjirokastër kanë dalë nga banesat.

termeti 2

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb