TIRANE- Arrestohet sot në Tiranë një 31-vjeçar i dënuar me burg për vjedhje nga Gjykata e Tiranës, i cili dyshohet të jetë edhe autori i vendosjes së tritolit në mjetin e Ndok Rajtas, biznesmenit të një pike inertesh në kryeqytet.

I arrestuari ëshë Klajdi Gjeçi, 31 vjeç, banues në Tiranë dhe i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, ndërsa njihet edhe si miku i Emiljano Shullazit.

Ai dyshohet të jetë autori i shpërthimit në mjetin “VolsWagen” me targa AA 946 EE, në pronësi të shtetasit Ndok Rajta, banues në lagjen ‘Ali Dem’, që ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit të datës 30 nëntor, ndërsa flakët e mëdha u shuan me ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Copëzat e mjetit janë përhapur në një distancë rreth 70 metra. Në momentin e shpërthimit, makina ka qenë e parkuar pikërisht pranë pikës së grumbullimit të inerteve.

Ndok Rajta tha në polici se nuk kishte asnjë konflikt dhe as ide për autorin e ngjarjes, por policia e Tiranës ka rënë shpejt në gjurmët e tij.

Në lidhje me ngjarjen po heton edhe Prokuroria e Tiranës.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb