FIER- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme. Gazetari Ervis Kuci raporton për “BalkanWeb” se një sasi eksplozivi ishtë vendosur në një automjet tip ‘Benz’ me targa AA270IV në lagjen ‘29 Nëntori’.

Drejtuesi i mjetit ishte në makinë kur shpërtheu eksplozivi dhe ka dalë i dëmtuar nga mjeti që është shkatërruar plotësisht. Shoferi është dërguar menjëherë në spital.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe policia që ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë.

Fier makina

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: