TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka lënë banesën paraditen e sotme, rreth orës 10:40 për të shkuar në Kryesinë e Kuvendit.

tahiri

Tahiri do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. I pyetur nga gazetarët për komentet e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Tahiri nuk ka preferuar të përgjigjet.

Sot në orën 11:00, pranë selisë së Kuvendit, do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet ku do të shyrtohet kërkesa e Prokurorisë. Një kopje e kësaj kërkese i është dhënë çdo anëtari të Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet si dhe vetë Tahirit.

tahiri2

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: