DURRËS- Policia e Durrësit ka ndaluar 2 persona të dyshuar si aurorë të vjedhjes se prokurorisë. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se policia ka ndaluar dy shtetas, njëri nga Durrësit dhe tjetri nga Sukthi.

Të dy personat janë ndaluar me urdhër prokurorie pas hetimit të nisur. Dy autorët e dyshuar po merren në pyetje dhe pritet që policia të dalë me deklaratë për mediat. Po kështu është ndaluar edhe roja i policisë private që ka qenë në detyrë kur ndodhi vjedhja.

Hetimet për zbardhjen e vjedhjes mësohet se po ndiqen nga prokurori Drini Pali. Personat që hynë gjatë natës së të mërkurës në Prokurorinë e Durrësit, morën dosje e materiale nga zyra e prokurorit Afrim Shehu që po hetonte rastin e tjetërsimit të pronave në Ishëm.

Në një reagim të sajin Prokuroria e Durrësit, sqaroi se këta persona kanë hyrë edhe në zyrën ku qëndron serveri me qëllim për të dëmtuar kamerat e sigurisë.

NJOFTIMI I POLICISË
Më date 24.05.2018 në orën 06:30 nga ana e punonjësve të prokurorisë se rrethit Gjyqësor Durrës është konstatuar se në ambientet e prokurorisë, persona të paidentifikuar, me sende të forta kanë hapur derën e Zyrës së Serverit ku kanë dëmtuar dhe marrë pajisje elektronike që regjistrojnë kamerat e sigurisë, etj. Po kështu është konstatuar se këta persona kanë hapur me forcë edhe zyrën e një prokurori dhe një zyrë të oficerëve të policisë gjyqësore. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës ku Godina e Prokurorisë ruhej nga punonjësit e Policisë Private.
Lidhur me rastin është regjistruar procedimi penal për nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal dhe po kryhen veprime intensive nga grupi hetimor ne lidhje me përcaktimin e faktit dhe identifikimin e autorëve të veprës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb