GREQI – Një grua shqiptare ka humbur jetën në Greqi në rrethana që janë ende të paqarta.

Autoritetet fqinje mendojnë se gruaja është qëlluar me armë nga bashkëshorti i saj pas një sherri në familje.

Nga raportimet e para thuhet se pasi gruaja është konfrontuar me të shoqin, i cili pasi ka nxjerrë armën e ka qëlluar atë.

E plagosur 40-vjeçarja ka dalë nga banesa e saj për të kërkuar ndihmë por më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Pierut “Xhanio”. Ngjarja ka ndodhur në një apartament në rrugën Agia Paraskevi në zonën e quajtur “Pylli i Hajdharit”.

Ngjarja ende nuk eshte zbardhur plotesisht nga policia

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: