TIRANE- Një 28-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Kinostudios në Tiranë. Ngjarja ndodhi para pak minutash, pranë një karburanti.

‘BalkanWeb’ mëson se bëhet fjalë për për Mario Majollarin, ndërkohë që nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policie mbërritën në vendin ku ndodhi krimi. Policia ka vendosur një perimetër sigurie, ku do të mblidhen edhe provat nga vendi i ngjarjes.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton nga vendngjarje se autorët e krimit janë larguar me një automjet, fill pasi qëlluan në drejtim të të riut. Bezat raportoi në një lidhje telefonike për ‘News24 se për Majollarin nuk raportohet të ketë pasur precedent penal. Po ashtu mësohet se babai i 28-vjeçarit ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Më 1 mars të vitit 2014 Avni Majollari, babai i viktimës u arrestua në rrugën “Ibrahim Brahja” në Tiranë, nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit është bërë e mundur kapja e personit shumë të kërkuar Avni Xhemal Majallari, 44 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Majallari ishte dënuar me “Burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim. Ndërkohë dyshohet se pista kryesore dyshohet të jete hakmarrje. Mes të tjerash mësohet se viktima kishte kërkuar azil në Suedi, ndërkohë që ishte kthyer para pak kohësh në Shqipëri.

Informacion paraprak
Rreth ores 20.25 ne nje rrugice qe lidhet me rrugen “Aleksander Moisiu” eshte vrare me arme zjarri, dyshohet pistolete, shtetasi M.M, 28 vjeç.

Grupi hetimor ka mberritur brenda pak minutash ne vendngjarje dhe po sekuestron e grumbullon çdo prove per te identifikuar dhe perballur me drejtesine autoret e krimit.

Forca te shumta policie kane ngritur pika kontrolli ne zone, si dhe ne te gjitha rruget lidhese me vendin e ngjarjes.

Per hetimin e saj eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor me specialiste te Drejtorise Vendore te Policise Tirane.

Policia ka shoqeruar e po vijon shoqerimin e disa shtetasve qe mund te ndihmojne me deshmite e tyre per zbardhjen e rrethanave te vrasjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: