Themeluesi i Partisë Demokratike dhe ish-ministri i Jashtëm në qeverinë Berisha, Besnik Mustafaj me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka pretenduar sot se një nga dy votat e opozitës pro zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit, është e liderit të opozitës, Lulzim Basha.

“Dikush me thote se njeri nga dy votuesit pro Rucit eshte vete Basha. Kush te jete tjetri?”, – shkruan Basha.
Untitled
Partia Demokratike paralajmëroi se do të mbante sot një qëndrim radikal kundër zgjedhjes së Gramoz Ruçit kryetar Kuvendi. Por të paktën dy vota nga rradhët e saj rezultojnë të kenë shkuar pro tij.

Por në reagimin zyrtar të selisë blu pretendohet se asnjë nga deputetët demokratë nuk u shit tek Rama por se ishte pikërisht komisioni i votimit që sipas PD-së e manipuloi rezultatin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: